Luanë dhe tigra ikin nga një kopsht zoologjik në Gjermani

01 qershor 2018 | 16:05

Dy luanë, dy tigra dhe një jaguar kanë ikur nga një kopsht zoologjik në qytetin Lynebah të Gjermanisë, bëri të ditur policia.

Autoritetet lokale i këshilluan banorët të qëndrojnë brenda shtëpive dhe të thërrasin policinë nëse shohin ndonjërën prej kafshëve.

Një ari po ashtu ka ikur, por është qëlluar, tha një zëdhënës i policisë, raporton “BBC”.

Sipas medieve gjermane, kafshët kanë arritur të thyejnë rrethojat pas përmbytjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të dërguarit e Gjermanisë, Francës, Ukrainës dhe Rusisë do të…