Luciano Spalletti për Edon Zhegrovën
21 dhjetor 2025
| 01:24
“Epo, Zhegrova është një lojtar që në këtë moment nuk mund ta bëjë atë punë mbrojtëse. Nëse arrin ta vësh të vrapojë përpara drejt kundërshtarëve, ai mund të jetë ‘vdekjeprurës’.”
“Prandaj edhe duhet ta mbajmë topin në një pozicion ku ai ta ketë vetëm atë detyrë. Nëse nuk arrijmë ta bëj këtë, atëherë bëhemi të ‘cenueshëm’.”
“Nuk besoj se Zhegrova do të jetë ndonjëherë në gjendje të mbrojë në mënyrë të fortë e të qëndrueshme, sepse ato nuk janë karakteristikat e tij. Kur i duhet të mbrojë, ai ‘shkrihet’.”
“Ai mund të kthehet me vrap në pozicion, por ndonjëherë duhet t’i ngjitesh ne trup kundërshtarit, ta kthesh në një duel fizik. Ky nuk është stili i tij.”



