Kaltrina Maloku boton romanin “Luella”, romancën që të mban mbërthyer

15 gusht 2020 | 17:59

Prozatorja e re nga Klina, Kaltrina Maloku, ka botuar këto ditë gushti veprën e tretë në prozë, romanin “Luella”, në të cilin trajton një romancë dashurie me personazh kryesor Luellën, një vajzë e re, e cila përballet me vështirësi gjatë e karrierës që prej rinisë së saj. Por, është rastësia, një aksident në komunikacion, që na bën ta njohim më mirë karakterin e saj, të rrethit të saj, po ashtu edhe të vendit ku jeton dhe vepron.

E liruar nga komplekset dhe paragjykimet e shoqërisë, karakteri i Luellës lufton si për dashurinë, po ashtu edhe për punën me forcën e saj, duke u përballuar vazhdimisht me këto dukuri të theksuara në vendin tonë.

Romani është botuar gjatë këtij muaji nga shtëpia botuese “Lena Graphic”, kurse është redaktuar nga Berat Armagedoni. Ndërkaq, botimi i këtij romani është mbështetur financiarisht nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ndërsa lexuesit mund ta gjejnë këtë në librarinë “Dukagjini” në Prishtinë dhe nga java e ardhshme, edhe në librarinë “Artini”.

Kaltrina Maloku deri më tani ka botuar romanin “Heshtja e kohës”, “Britmat e shpirtit” dhe librin me poezi për fëmijë “Ma fal buzëqeshjen”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka bërë me…