Lufta detyron mbylljen e kampionatit në Ukrainë, s’ka titull për liderin

27 prill 2022 | 16:27

Liga e Futbollit të Ukrainës njoftoi këtë të mërkurë ndërprerjen përfundimtare të Premier Leagues së Ukrainës.

Me një postim në kanalet e saj zyrtare, është bërë e ditur se të gjitha skuadrat e elitës së futbollit ukrainas kanë mbështetur propozimin për ndërprerjen e sezonit 2021/22, pasi kampionati nuk mund të përfundojë për shkak të zgjatjes së statusit të gjendjes ushtarake në vend.

Prandaj, renditja përfundimtare mbetet ajo e 24 shkurtit 2022, por nuk do të jepet trofeu i titullit.

Skuadrat që do të marrin pjesë në kompeticionet evropiane do të përcaktohen në bazë të kësaj renditjeje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në konferencë bashkë me trajnerin Unai Emery, për Villarrelit jarealin…