Lufta do të përfundonte po qe se Ukraina do të kishte armë më të mira

20 prill 2022 | 08:11

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbrëmë në një paraqitjeje tha se nëse Ukraina do të kishte armë më të mira, “të krahasueshme me ato të përdorura nga Rusia, ne tashmë do ta kishim përfunduar këtë luftë”.

Zelensky tha se “në të gjitha intervistat dhe negociatat e mia me liderët e botës demokratike është e padrejtë që Ukraina është ende e detyruar të kërkojë atë që partnerët e saj kanë ruajtur prej vitesh”.

Ai tha se nëse këto vende kanë armët dhe municionet që i duhen Ukrainës, “është detyra e tyre morale të ndihmojnë në mbrojtjen e lirisë, për të shpëtuar jetën e mijëra ukrainasve”.

Ai shtoi më tej se nëse vendi i tij merr armët që i janë premtuar në javët e ardhshme, do të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve.

Zelensky shtoi se intensiteti i të shtënave ruse në Kharkiv, në Donbas dhe në rajonin e Dnipropetrovsk është rritur, madje duke synuar strukturat civile.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria ukrainase tha se fokusi kryesor i Rusisë mbetet qyteti…