LUFTA E UÇK NËNËN RAMIZE E KA ZËRË MORALISHT TË FORTË

07 nëntor 2021 | 18:03

Fjala ime sot ne Cërrnicë te Gjilanit në varrimin e Nënës Ramize, Nënës se veprimtarit te LPK dhe ushtarit e luftetarit të UÇK Ismet Sylejmani !

Të dashur familjarë te Nënës tuaj e tonës Ramize Hoxha Sylejmani, i dashuri Ismet , Xhevdet ,motra, nipër e mbesa, te dashur shokë,

Më dhëmbje te madhe e zemra të thyera , sot të gjithë jemi këtu ne varrezat e fshatit Cërrnicë për t’i dhënë lamtumirën e fundit Nënës Ramize, kësaj gruaje më zëmër të madhe e cila gjatë tërë jetës së saj tregoi se vertetë ishte me zemër të madhe.

Nëna Ramize bëri një jetë me shembullin e nënave që ne ishim mësuar te dëgjojmë e lexojmë për to, bëri jetë më shembullin e tyre, tē mirësisë, vuajtjës, sakrificës, por edhe të dashurisë së madhe për fëmijët, familjën, kombin dhe Atdheun sepse në zemrën e tyre patën dashurinë per vendin e truallin në të cilin u rritën !

E tillë qe edhe Nënë Ramizja , nëna e shokëve tonë dhe e motrave tona të cilët sot po ndahën fizikisht nga ajo !

Ajo këtë e tregoi gjatë tërë jetës së saj sepse ishte më tërë qenjën me Ismetin, Xhevdetin, ishte më rrugën e tyre që ata kishin zgjedhur , e ajo ishte rruga e vështirë, e rëndë, rruga për t’i sherbyer Atdheut i cili rënkonte nga robëria e pushtuesve gjakatarë serbë e titistë.

Kjo Nënë qe krah i fortë i djemëve të saj në këtë rrugë plot veshterësi e krajata , Ajo nuk u ligshtua asnjëherë, edhe kur e dinte se ata përballeshin më rreziqe të mëdha për jetën !

E kështu qëndron Nëna e cila edhepse e parandjen rrezikun prap se prap pajtohet, sepse ka kuptuar se ka diçka që ia vlenë edhe për sakrificën sublime e ky është Atdheu !

Nënë Ramizja arriti që të mishërohet me idealet e djemëve të saj , ajo kishte kuptuar se rruga e tyre dhe e shokëve të tyre ishte e drejtë andaj edhe u bë krah me ata në këtë betejë të madhe!

Edhe bastisjet në shtepinë e tyre , edhe arrestimet disa herë te Ismetit kurrë nuk e ligshtuan , përkundrazi ajo shpesh do të thot se edhe kësaj do t’i vijë fundi se :  ,, edhe nënat e shokëve të djemëve të mij kështu vuajnë”.

Dhe vërtetë siç rënkonte zëmra e nënës Ramize rënkonin zëmrat e qindra nënave nëpër trojet tona të pushtuara.

Kjo Nënë do të mishërohët më veprimtarinë patriotike që bënin Ismeti dhe shokët e tij , ajo do të interesohet në vazhdimësi për gjendjën, do të percjell lajmet e do të lexoj edhe ndonhë trakt por edhe do t’i pyet shokët që vinin ilegalisht në shtepinë e saj se deri kurë do të vazhdoi kjo dhunë e ky represion kunder popullit shqiptarë, kjo ishte brengë e përherëshme e nënës tonë !

Lufta e UÇK Nënën Ramize do ta zërë moralisht të fortë , ajo e dinte se në luftë edhe vritësh , por ajo djemëve të saj do t’u thotë :,, Se vendi i juaj është atje ku janë shokët , në luftë sepse tërë jetën keni folur e keni punuar për këtë ditë “!

E ajo do ti percjellë më krenarinë e një nënë qe lind fëmijë për Atdhe .

Edhe neve , shokëve të Ismetit nëna Ramize na deshi shumë, ajo gëzohej kur na takonte e kur e vizitonim sepse shokët e djemëve të saj i konsideronte sikur të ishin të saj !

Ishin kohë e vite të rënda ato të rinisë së Nënës Ramize, sikur e dimë edhe ne të gjithë, por ajo do t’i tejkaloi të gjitha këto për të arritur aty ku ka dëshirë çdo nënë , çdo prind për fëmijët e tij, që ata të bëhën shembull dhe te kenë shumë shokë anë e këndë trojeve në rrugën e lavdisë për Atdhe !

Kjo Nënë qe stoike edhe kur u sëmurë dhe shëndeti i saj po merrte tatpjeten , ishte e shtrirë në Banjën e Kllokotit në përpjekjën që po bënin fëmijët e saj për t’i permirësuar shëndetin.

Së bashku me Ismetin do ti bëjmë një vizitë, e në perkujdesje ndodhej edhe vajza e saj, dhe kurrë nuk do ta harroj atë qëndrim të Nënës Ramize prej malësorëje të vërtetë, na priti më buzëqeshje të ëmbël , më dashurinë e nënës na perqafoj mua të parin e u gëzua shumë që na pa, më pyeti për të gjithë sikur të ishim në shtepinë e saj e të ishte shëndosh!

Prandaj duke  i pasur të tilla nënat, ne gjthmonë do t’u jemi borxhëli sepse i kishim mësuese e shembull se si të hapërojmë në jetë, Ato i patëm mësuese të jetës !

Andaj të bëjmë më shumë që figurës  së nënës shqiptare në Kosovën e robëruar më vise ti ipet vënd i merituar në historinë e përpjekjës tonë për liri!

Ne po ndahemi nga Ti Nëna Ramize , Ti shko e qetë aty pranë bacit Sabit, të cilin e pate shok të mirë jete, pusho në tokën e Kosovës më një brengë më pak sepse gjakimi yt dhe shumë Nënave tjera së bashku më bijtë dhe bijat e juaja është realizuar në masë të madhe !

I përjetshëm kujtimi për Ty Nëna jonë e shtrenjtë Ramize !??

Xhevat Zekaj

Cernicë, 6 Nëntor 2021

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Telegram Ngushellimi per Nanen nga Tefta Cami, ish-Ministre e Arsimit…