“Lufta” greko-turke po na troket tek porta

17 gusht 2020 | 14:51

Shkruan: Anisa Bahiti

Keto ditë të nxehta vere, mes krizës së Covid që po merr dhe jetë njerëzish në spitalet tona, asaj ekonomike që mesa duket do vijë dhe do thellohet, mes emigrantëve të rreshtuar me kilometra në kufi si refugjatë lufte, duket se një krizë shumë më e madhe po na troket tek porta, kërcënimi real i një lufte “greko-turke”. Greqia në mënyrë të njëanëshme ka nënshkruar një marrëveshje për ndarjen e detit me Egjipitin, ne jug te mesdheut. Nderkohe një marrëveshje  të tille pak muaj më para e kishte nënshkruar me Izraelin.

Për Greqine që është jo vetëm një shtet ballkanik por një arqipelag mesdhetar kjo do te thote , kontrolli i mesdheut jugor nga kufinjtë e Turqise deri tek ato te Libise, nga ato te Sirise e deri tek ato te Shqipërisë përballe Himares. Greqia ka nenshkruar një marrëveshje sipas të cilës deri në 12 milje nga guri i fundit që quhet Greqi në mesdhe ata kane të “drejtën” të kontrollojne ujërat e meshdeut dhe ndër to dhe nënujerat e pasura me gaz dhe naftë me rezervat më të mëdha të zbuluara deri më sot ne Marenostrum. Turqia e cila mesa duket e priste ketë levizje kishte berë  dy lëvizje me rradhe, së pari dërgimi i trupave usntarake dhe ndihmës ushtarake në Libi krah qeverise ndërkombëtarisht të pranuar në Tripoli dhe kunder qeverisë së Khalifa Haftarit, gjeneralit te Gadafit, i cili ështe i mbeshtetur nga Egjipti, Greqia, Rusia, Emiratet Arabe dhe Arabia Saudite. Ndërkohë Erdogani me një gur vrau dy zogj, duke detyruar kështu faktorin ndërkombëtar me në krye SHBA dhe Italine të përkrahë Turqine dhe ndërhyrjen e saj ne Libi dhe të siguroje një  marreveshje me qeverine legjitime te Libise pikerisht per detin mesdhe me deliminitim detar për 6 milje.  Sapo Greqia dhe Egjipti nënshkruan  marrëveshjen, direkt Turqia nxorri të gjithe floten e saj ne mesdhe dhe aviacionin per të ruajtur territoret e saja detare. Sigurisht Greqia e njeh mire fuqinë ushtarake të Turqisë dhe e ka te qartë se çfarë ndodh nësë perplasen dhe jo rastësisht bleu dy nëndetëse berthamore nga Gjermania 10 vjet më pare ne kulmine krizes, dhe kerkoi menjehere ndihmën  e aletaëve të NATO dhe BE, në mbrojtje nga Turqia. Megjithate kjo krize nuk eshte vetëm kërcënim për lufte mes 2 vëndeve fqinje për interesa ekonomike por është edhe rrezik i madh potencial për krizen më të madhe të NATO-s që nga themelimi i saj në 1949.

Ne fakt NATO ka parashikuar se çfarë ndodh me nenin 4 dhe 5 te saj nëse një anetar i saj kërcënohet, por kurresesi nëse 2 anëtarë të saj hyjne në lufte me njeri -tjetrin. Të gjithe ketë spektakel gjeopolitik rri e vështron Rusia me flotën e vet përball në brigjet e Sirise në Tartuz dhe Latakia e cila në Siri është aleate me Turqinë e në Libi kundër Turqisë, fiks për të qëne e pergatitur për ti hedhur benzinë zjarrit në kampin brënda NATO-s. Kriza duket komplekse por mbi të gjitha vendosmëria e Turqisë për të treguar forcën, është fare e qartë dhe kjo mund të çojë jo vetëm në aneksimin e ishujve greke perballë Turqisë por edhe në ringjalljen e konfliktit të ngrirë mes Qipros turke dhe greke. Ndërkohë “rastësia” e shpërthimit në Bejrut që rrëzoi qeverinë në Liban i cili gjithashtu duhet të vendosë me kë të firmosë marrëveshjen për ndarjen e detit me Greqinë apo Turqinë e bën më interesante ketë situate.

Nga njëra anë Franca aleate e Greqisë dhe Egjiptit, në Libi Presidenti i të ciles ishte i pari që vrapoi në Beirut pas shpërthimit dhe Turqia që jo vetëm çoi ZvPresidentin  dhe Ministrinë e Jashtëm por i ofroi portin strategjik të Mersinit në dizpozicion Libanit për 1 vit. Greqia u mundua të vendosë embargo ndaj Turqisë në BE, e cila u bllokua nga Italia dhe Hungaria me veto në BE. Në të njejtën kohë kandidati për President në SHBA, Biden deklaroi se nëse vjen në pushtet do të ndihmoje opozitën të vijë në pushtet. Kjo solli reagimin e egër të Turqisë zyrtare, ku me i spikaturi ishte ai i shefit të Shërbimit Inteligjent turk Hakkan Fidan, i cili akuzoi hapur Zëvendëspresidentin e atëhershëm Biden dhe SHBA-an e Obamës për grushtin e shtetit të 15 korrikut të 2016-tës. Era e një lufte në mesdhe në dyert tona ështe më reale se kurrë , ajo po troket në dyert tona si fqinje dhe palë në ndarjen e detit, dhe kriza me emigrantet në kufi po na  tregon se edhe njeë herë  tjetër ne jemi JO gati më shumë se kurrë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet…