Lufta hibride e pushtetit: Njërën këmbë e ka në korrupsion të lartë, tjetrën në arrogancë e injorancë
12 nëntor 2025
| 11:07
Ish-deputetja e PDK-së, Besa Ismaili-Ahmeti, ka thënë se luftë të madhe hibride po zhvillon pushteti kundër së vërtetës.
Sipas saj, njërën këmbë e ka në korrupsion të lartë e tjetrën në arrogancë e injorancë.
“Fronte të shumëfishta po zhvillohen njëkohësisht: mbroj ministren me aktakuzë, mbroj profesorin zagarolog, mbroj votat e vjedhura…. Z. Kurti e di mirë që kur e vërteta bëhet armiku kryesor i pushtetit, ajo luftë nuk fitohet dot dhe pushteti përfundon turpshëm. Turpshëm”, ka shkruar në “Facebook” Ismaili-Ahmeti.



