Lufta kundër kancerit, teknologjitë e reja sjellin rezultate shpresëdhënëse

12 qershor 2022 | 17:23

Pas dy vite punimesh të gjysmuara dhe online, ditë më parë u zhvillua në Çikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Asco, një nga kongreset më të rëndësishme mjekësore në fushën e onkologjisë.

Një moment i domosdoshëm për të kuptuar si po përparon teknologjia mjekësore në luftën kundër formave të ndryshme të kancerit, me paraqitjen e studimeve të reja që kanë sjell një valë optimizmi të arsyetuar nga komuniteti shkencor.

Një nga lajmet më të mira vjen nga fronti i tumorit të gjirit, një nga më të shpeshtët, boll të mendohet se vetëm në vitin 2020 u diagnostikuan 2.3 milionë gra, me pothuajse 700 mijë viktima. Por studimi Destiny-Breast04, i paraqitur gjatë konferencës me entuziazëm dhe brohoritje nga të pranishmit, ka evidentuar se ilaçi i gjeneratës së re i quajtur trastuzumab deruxtecan, ka pothuajse dyfishuar rastet e mbijetesës pa përhapje të sëmundjes dhe ka ulur me 36% rrezikun e vdekjes.

Asco, një nga kongreset më të rëndësishme mjekësore në fushën e onkologjisë

Sipas ekspertëve, studimi mbi 557 gra mbi ilaçin që është miratuar në SHBA në 2019 dhe në BE në 2021, do të përbëjë revolucion në praktikën klinike, duke reduktuar efektet e padëshiruara  dhe në të ardhmen do të mund të zëvendësojë kimioterapinë tradicionale, edhe në forma të tjera të kancerit si mushkri, zorrë dhe mitër.

Rezultate të mira kanë paraqitur edhe studimet e bazuara në imunoterapi, veçanërisht për melanomat dhe kancerin e mushkërisë. Praktikisht, imunoterapia synon të zgjojë mbrojtjen imunitare të pacientit,  duke asociuar kimioterapisë tradicionale një ilaç si Relatlimab dhe Nivolumab. Sipas studimit, ky bilancim sjell deri ne 80% të uljes së rrezikut të një rishfaqje të kancerit, pas ndërhyrjes kirurgjikale.

Një trajtim i ngjashëm ka sjellë rezultate të mira edhe në rastet e tumorit në ezofag, që ka një nga nivelet e vdekshmërisë më të lartë. E cilësuar si praktikisht pa shërim, kjo formë e rëndë me metodologjitë e fundit ka siguruar sipas studimeve një dyfishim të kohës së mbijetesës, që tradicionalisht nuk tejkalonte 10 muajt.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy ditë më parë Britney Spears u martua me një…