Lufta me koronavirusin do të vazhdojë disa vite

27 janar 2021 | 20:27

Lufta globale kundër koronavirusit mund të zgjasë për disa vite,  paralajmëroi presidenti i kompanisë Moderna Dr. Steven Hogg, gjatë një konference.

Sipas kreut të kompanisë, që ka prodhuar një vaksinë, koronavirus do të vazhdojë të mutojë dhe të krijojë variante të reja, pavarësisht nga vaksinat që janë lëshuar.

Sidoqoftë, Moderna ka siguruar që vaksina e saj mund të ofrojë mbrojtje kundër mutacioneve të zbuluara fillimisht në Britani dhe Afrikën e Jugut.

Steven Hong pohoi sipas CNN se virusi do të vazhdojë të zhvillohet. “Çelësi është që të ndaloni infeksionet dhe të ndaloni zinxhirin e transmetimit. Procesi do të vazhdojë për vite me radhë, ndërsa shkencëtarët do të vazhdojnë të hulumtojnë mutacionet”, tha ai.

Me kalimin e kohës, shpjegoi ai, rezistenca e vaksinës ndaj disa prej varianteve të reja do të duhet të rishikohet. Deri atëherë, thekson ai do të ketë një betejë të vazhdueshme që do të zgjasë për disa vite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kandidat…