“Lufta ndryshoi gjithçka në jetën time, ëndërroja shkollimin” – Rrëfen e mbijetuara e dhunës seksuale

30 korrik 2025 | 21:39

Në ciklin e emisioneve “Heshtja që vret – Klithma e vërtetë e luftës”, një tjetër e mbijetuar e dhunës seksuale po rrëfen në Debat Plus, për tmerrin që përjetoi gjatë luftës në Kosovë.

Ajo thotë se ëndërronte të përfundonte shkollimin, porse kushtet e detyruan të mos e vazhdojë, por të punësohet menjëherë pas shkollës së mesme.

Panduri: Kishe ëndrra me vazhdu shkollimin?

E mbijetuara: Po ishte ëndërr, por mundësitë kanë qenë të vogla edhe u punësuam menjëherë, sepse kushtet e kërkonin ashtu.

Panduri: U punësove pas shkollës së mesme?

E mbijetuara: Po, po.

Por, ajo thotë se lufta ndryshoi gjithçka në jetën e saj dhe gjithë familjes, pasi e prishi harmoninë dhe atë lumturi që e kishin.

Panduri: Lufta ndryshoi gjithçka?

E mbijetuara: Komplet…

Panduri: Si e përjetove luftën, si ndodhi?

E mbijetuara: Si çdo njeri, por dikush ka diçka, disa sakrifica më të mëdha, dikush më të vogla. Ka qenë lufta e njëjtë për krejt, por për mua personalishrt ka ndryshuar qind për qind.

Ajo thotë se kanë qenë të rrethuar nga paramilitarë, çka bënte që të mos guxojnë as të dilnin nga shtëpitë, madje, dritarët i mbyllnin me çebe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një burrë rreth 40 vjeç ka humbur jetën sot në…