Lufta në Lindjen e Mesme, 11 kosovarë të evakuuar nga Dubai arrijnë në Aeroportin e Shkupit – grupi tjetër nesër në Prishtinë

10 mars 2026 | 23:53

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit sot ka mbërritur grupi i dytë i qytetarëve, të cilët sipas autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, fluturuan shëndoshë e mirë nga Dubai dhe u larguan nga territori i Emirateve të Bashkuara Arabe.Autoritetet bëjnë të ditur se janë gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët 11 janë shtetas të Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Pjesa më e madhe janë shtetas të Maqedonisë.

“Bëhet fjalë për gjithsej 150 pasagjerë, nga të cilët: 125 shtetas të Maqedonisë, 7 shtetas të Serbisë, 11 shtetas të Kosovës, 2 shtetas të Bosnjës dhe Hercegovinës, 2 shtetas të Shqipërisë, 1 shtetas i Gjermanisë, 1 shtetas i Armenisë, dhe 1 shtetas i Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Aty theksohet se fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti.

“Bazuar në një plan të përcaktuar më parë dhe në koordinim me institucionet kompetente, fluturimi u organizua nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe kostot për zbatimin e tij u mbuluan plotësisht nga shteti”, thuhet tutje në njoftim.

Grupi i tretë i qytetarëve pritet të mbërrijë në Prishtinë nesër.

“Gjatë ditës së nesërme pritet që në Prishtinë të mbërrijë grupi i tretë i qytetarëve, të cilët është paraparë të nisen me fluturim nga Rijadi, në Mbretërinë e Arabisë Saudite”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat amerikane kanë sulmuar 16 anije iraniane që po minonin…