Lufta në Lindjen e Mesme | Donald Trump refuzon ishullin Kharg: Sado e mirë të duket, nuk kemi oreks për të

11 qershor 2026 | 19:43

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka dhënë deklarata të reja lidhur me situatën në Iran gjatë një bisede me mediat amerikane.

Trump u shpreh për Fox News se Shtetet e Bashkuara “hodhën bomba me vlerë 250 milion dollarë” mbi Iranin natën e kaluar dhe ripërsëriti kërcënimin për të marrë kontrollin mbi Ishullin Kharg, një pikë strategjike në Gjirin Persik.

Megjithatë, ai shpreh dyshime për gatishmërinë e vendit të tij për një operacion të tillë: “Nuk jam i sigurt nëse vendi ka oreks për këtë, sado e mirë duket,” tha Trump gjatë një bisede telefonike.

Deklaratat e tij vijnë në një moment tensioni në rajon, ndërsa SHBA dhe Iran kanë shfaqur tensione të larta pas përshkallëzimeve ushtarake dhe sulmeve të ndërsjella.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ramush Haradinaj, ka uruar qytetarët e Prishtinës, Kaçanikut dhe Hanit…