Lufta në Ukrainë, Hoti: Rendi demokratik po mbrohet nga ShBA-ja

19 qershor 2022 | 13:23

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka publikuar një listë të shteteve të cilat janë duke e mbështetur Ukrainën kundër Rusisë.

Ai ka thënë se Turqia nuk është fare pjesë e kësaj liste, derisa ka shtuar se rendi demokratik është duke u mbrojtur nga ShBA-ja.

“Qëndresën e Ukrainës ndaj agresionit të Rusisë po e mbështet qartësisht ShBA-ja. Impresive është mbështetja nga Polonia, si dhe nga vendet e vogla baltike, ku Estonia dhe Letonia kanë kontribuar më shumë se Franca e Italia. Sa i përket ndihmës së dhënë deri më tani, Estonia është edhe para Gjermanisë. Turqia nuk është fare në këtë listë. Rendi demokratik po mbrohet nga ShBA dhe nga vendet evropiane që janë në vijën e frontit, dhe të cilat po e bartin barrën e refugjatëve”, ka shkruar Hoti në llogarinë e vet në “Facebook”.

May be an image of text that says 'Government support to Ukraine: Committed vs. delivered weapons Commitments Jan. 24 to June 7, 2022. Top 15 of 37 countries KIEL INSTITUTEFOR CONOMY United States Poland United Kingdom Germany Canada Norway Czech Republic Greece Estonia Latvia Australia France Denmark Italy Lithuania Committed military in-kind aid Delivered military 0.5 aid 1.0 Antezza al. 2022) Kiel Working 1.5 2.0 „Ukraine Tracker" 2.5 3.0 billion Euros 3.5 4.0 4.5 ifw-kiel.de/ukrainetracker'

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kalidou Koulibaly është thënë se nuk është i interesuar t’i…