Lufta në Ukrainë mund të nxisë një konflikt global

26 maj 2024 | 21:10

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se “ka mbetur pak kohë për të përfunduar konfliktin në Ukrainë”, i cili sipas tij rrezikon të dalë jashtë kontrollit dhe të nxisë një luftë globale.

“Bota është në prag të një konflikti global gjithëpërfshirës dhe ka të ngjarë që tashmë është tepër vonë për ta shmangur atë”, u shpreh ai.

“Kam frikë se ka mbetur pak kohë që lufta në Ukrainë të ndalet. Shpresoj se është ende e mundur, por kam frikë se në fakt nuk është. Kam frikë se treni tashmë është larguar nga stacioni, ka filluar të lëvizë dhe askush nuk do ta ndalojë atë”, tha Vuçiç.

Duke shpjeguar parashikimin e tij, Vuçiç tha se konflikti po shtyhet nga industria ushtarake globale, përfituesit e luftës të cilët janë të interesuar ta zgjerojnë dhe zgjasin atë në vend që të kërkojnë një zgjidhje.

“Kur makina e luftës fillon të nxehet, atëherë ka një lob ushtarak dhe një lob të industrisë ushtarake që duan që ai të intensifikohet, dhe atëherë nuk do të ketë më përpjekje për paqe, është e vështirë të ndalet”, tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka shkuar në 14 numri i të vdekurve në  Kharkiv…