Lufta në Ukrainë / Papa në meshën e së dielës: Fali o Atë, se nuk e dinë çfarë po bëjnë

10 prill 2022 | 18:30

Papa Françesku ka mbajtur sot meshën e së dielës dhe lutja e tij ishte e përqëndruar tek lufta në Ukrainë.

“Po, Krishti është gozhduar edhe një herë në kryq për nënat që vajtojnë vdekjen e padrejtë të burrave dhe fëmijëve të tyre. Ai është kryqëzuar sepse refugjatët ikin nga bombat me fëmijë në krahë. Ai kryqëzohet sepse të moshuarit e mbetur vetëm kanë vdekur, të rinjtë janë privuar nga e ardhmja e tyre, dhe ushtarët janë dërguar për të vrarë vëllezërit e tyre. Krishti është kryqëzuar atje sot. O Atë, fali ata se nuk dinë se çfarë po bëjnë. Me Zotin mund të ktheheni gjithmonë në jetë. Guxim, le të ecim drejt Pashkëve me faljen e tij. Sepse Krishti ndërmjetëson vazhdimisht tek Ati për ne dhe, duke parë botën tonë të dhunshme dhe të plagosur, Jezusi nuk lodhet së përsërituri: O Atë, fali ata, sepse nuk dinë ç`bëjnë”, tha Papa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania e imazheve satelitore Maxar Technologies ka shpërndarë fotografi të…