Lufta nuk do të përfundojë derisa Krimeja të kthehet në duart e Ukrainës, thotë Zelensky

03 korrik 2023 | 22:02

Lufta nuk do të përfundojë derisa Krimea të kthehet në duart e Ukrainës, ka thwnw presidenti Volodymyr Zelenskyy.

“Ne nuk mund ta imagjinojmë Ukrainën pa Krimenë”, tha ai për CNN.

“Dhe derisa Krimea është nën pushtimin rus, kjo do të thotë vetëm një gjë: Lufta nuk ka përfunduar ende”.

Gadishulli në Detin e Zi u aneksua ilegalisht nga Rusia në vitin 2014.

I pyetur nëse mund të parashikonte një skenar në të cilin paqja mund të arrihet pa Krimenë, ai tha: “Nuk do të jetë atëherë fitore”.

Duke folur për rebelimin e shkurtër të organizuar nga shefi i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin, Zelensky tha se kjo tregon se Vladimir Putin “nuk kontrollon gjithçka”.

“Wagner duke hyrë thellë në Rusi dhe duke marrë disa rajone tregon se sa e lehtë është të bëhet. Putin nuk e kontrollon situatën në rajone. E gjithë ajo fuqi vertikale që ai kishte më parë po shembet”, tha Zelensky.

Gjysma e Rusisë mbështeti Progozhin dhe rebelimin e grupit paraushtarak, shtoi lideri ukrainas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pritet që anëtarët e NATO-s të bien dakord nesër për…