Lufta nuk mbaron pa i dhënë fund Hamasit

21 dhjetor 2023 | 08:13

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, është zotuar se Izraeli do të vazhdojë luftën e tij kundër Hamasit deri në fund, derisa grupi militant të shkatërrohet.

“Ne po e vazhdojmë luftën deri në fund. Do të vazhdojë derisa Hamasi të shkatërrohet, deri në fitore, derisa të përmbushen të gjitha synimet që kemi vendosur: shkatërrimi i Hamasit, lirimi i pengjeve tona dhe largimi i kërcënimit nga Gaza”, deklaroi kryeministri.

Sipas tij, terroristët kanë dy mundësi, të vdesin ose të dorëzohen. Deklarata e Netanyahut se do të eliminojë Hamasin është parë më sy kritik edhe nga liderë botërorë. Ndërsa në politikën e brendshme, ai është akuzuar nga opozita se po e përdor këtë retorikë si element të fushatës për zgjedhjet e ardhshme.

“Kushdo që mendon se do të ndalemi është i pa ankoruar nga realiteti. Ne po hedhim zjarr mbi Hamasin, zjarrin e ferrit. Të gjithë terroristët e Hamasit, nga i pari tek i fundit përballen me vdekjen. Ata kanë vetëm dy mundësi: të dorëzohen ose të vdesin”, theksoi kryeministri i Izraelit.

Dy ditë më parë, Izraeli bëri të ditur se shumë shpejt do të ndryshojë taktikat ushtarake, duke kaluar nga sulmet masive në atë me të përqëndruara në objektivat si anëtarët dhe udhëheqësit e Hamasit, duke lejuar popullsinë civile që të rikthehet në shtëpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Valon Ramadani, i është gëzuar fuqizimit…