LUFTA PËR JETË SI PËRJETIM, FILIOZOFI DHE IMAGJINATË

22 mars 2020 | 10:22

(Lidhur me romanin « Andej kufirit të vdekjes » të shkrimtarit, Rrahim Sadiku, botuar nga Shtëpia Botuese « Beqir Musliu »)

ISMET RASHITI 

Romani me titull « Andej kufirit të vdekjes » i shkrimtarit dhe publicistit të njohur, Rrahim Sadiku, është njëri ndër romanet më të mira të tri dekadave të fundit. Pasi përfundova së lexuari dhe rilexuari me shumë vëmendje, kam vërejtur se në thesarin e letërsisë dhe kulturës shqiptare ka vlera aq të mëdha të cilat fatkeqësisht kanë mbetur prapa « rrezeve të dillit », diku nën hijen e antivlerave të cilat fatkeqësisht, jo pak po e dominojnë panairin e kulturës shqiptare. Një vlerë e tillë, padyshim është romani, «Andej kufirit të vdekjes » i autorit, Rrahim Sadiku. Ky libër parasegjithash është një përpjekje dhe fuqi mbinjerzore për ta kaluar kufirin e vdekjes, pas së cilit është pavdeksia dhe jeta reale e njeriut, pavarësisht ngjyrës, gjuhës, besimit dhe përkatësisë kombëtare. « Unë po luftoj për jetën… » , shkruan autori. Fjala është për një jetë nërmale dhe të dinjitetëshme, me rrënjë të thella në tokën e të parëve, pavarsisht përpjekjeve të pandërprera të armiqëve për t’a zhdukur nga kjo botë. Filozofia dhe imagjinata prej shkrimtari e Rrahim Sadikut është shumëdimenzinale, prekë jetën shqiptare nga gjeneza, e deri në ditët e sotme. Ajo shkon thellë në damarët e tokës shqiptare, ku ka depërtuar gjaku shqiptar në kërkim të jetës nërmale dhe njerzore në tokën e të parëve.

Imagjinata e shkrimtarit arrinë të prekë të gjitha virtytet më të mira njerzore të popullit shqiptar, përballë përpjekjeve antinjerzore shoviniste si ato të Jovanit të Svijiqëve. Këto plane dhe djallëzi anishqiptare, Rrahim Sadiku arrinë t’i demaskoi me fakte historike dhe me një gjuhë e kulturë njerzore si shprehje e lashtësisë dhe traditës së mrekullueshme të shqiptarëve. Virtyte këto të cilat Jovanët e Cvijiqët përpiqeshin ti shpallnin të padenja dhe anticivilizuese, pa çka se gjoja kishin ardhur të « zbulonin fakte » të bastardëve të tyre në një vend të huaj, duke përdorur mjete e forma dinakrie.

Shkrimtari, Rrahim Sadiku », në romonin « Andej kufirit të vdekjes »në mënyrë të denjë paraqet anën reale të jetës. Mënyra e shprehjes dhe përshkrimit të jetës në kohë dhe ngjarje të ndryshme, është e kuptueshme, e rrjedhëshme dhe me shumë porosi. Shkrimitari i thërret me zë të fuqishëm njerzit që të punojnë, gëzojnë e krijojnë sa më shumë për jetën dhe trashigiminë dhe të ardhmën e tyre. Pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballet njeriu, vdekja mund të tejkalohet me punë dhe me dinjitet të përditshëm dhe njerëzor. Arti i Rrahim Sadikut në përgjithësi, e në këtë roman në veqanti, paraqet dhembjet e atdheut dhe popullit të tij ndër shekuj. Ai sa mbronë vlerat sublime të kombit shqiptar, po aq është edhe kritik ndaj antivlerave që paraqiten nga individ të ndryshëm si personazhi, Fatmir Lecaj të cilët përpiqen të shfrytëzojnë çdo mundësi për interesa meskine. Ai me mjeshtri të jashtëzakonëshme i përshkruanë hipokritët, servilët dhe ata që përpiqen ta pengojnë dialektikën shoqërore dhe ecjen me kohën. Rrahim Sadiku sa është tradicional, poaq është bashkëhorë. Ai dinë të « qanë », kur është momenti, aq sa din të çmendet pas njerzorës, dashurisë, humanizmit dhe përpjekjeve për të kaluar « matanë kufirit të vdekjes » për të jetuar vërtikalisht si njeri. Autori ka paraqitet me një fjalor të pasur e me një imagjinatë të zhvilluar që gjithsesi prekë çdo pore të jetës shqiptare. Autori nuk e sheh si të pamundëshme kalimin e  « kufirit të vdekjes » për një jetë nërmale, por gjithsesi kërkon pandërprerje sakrificë dhe përkushtim. Autori në asnjë moment nuk e shef jetën si diçka abstrakte dhe pa ngjyra. Nuk dëshiron të prekë në jetën personale të askujtë, por edhe nuk lejon që të cënohet e drejta kolektive e asnjë populli. Në këtë rrafsh, sa është tradicional, po aqë është edhe bashkëkohor, mirëkuptues.      

Me një fjalë, romani « Andej kufirit të vdekjes » ka sjellur një frymë interesante dhe tërheqëse për lexuesin shqiptar. Kultura gjuhësore, mënyra e rrëfimit me shprehje që prekin në çdo nerv të jetës shqiptare, e bëjnë këtë njërin nga romanet më me vlerë artistike dhe më të lexueshëm në letërsinë shqiptare.    

     

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Martin Wolf Pandemitë nuk janë të papritura. Por, realiteti gjithmonë…