Lufta për karrike i ka lodhur shoqëritë për vite me radhë

04 dhjetor 2025 | 19:56

Shkruan: Dr. Sc. Antigona Gashi

“Ndryshimi i vërtetë nis atëherë kur mbaron lufta për karrike dhe fillon lufta për vlera. Shoqëria ngrihet kur udhëheqësit punojnë jo për postin, por për njerëzit. Pushteti është i përkohshëm, por ndikimi pozitiv është i përjetshëm. Të ecim përpara me vizion, me integritet dhe me besimin se e ardhmja ndërtohet nga ata që punojnë për të, jo nga ata që zihen për karrike.”

“Lufta për karrike ka lodhur shoqëritë për vite me radhë. Ajo na ka zhvendosur vëmendjen nga thelbësorja dhe na ka mbajtur peng midis interesave të vogla. Por ndryshimi i vërtetë nuk vjen nga karrigia – ai vjen nga vizioni, nga puna dhe nga ndershmëria.

Ndryshimi fillon kur e kuptojmë se posti nuk është qëllim; posti është mjet. Mjet për të shërbyer, për të udhëhequr me përgjegjësi dhe për të lënë gjurmë të mira.

Shoqëria ngrihet kur udhëheqësit e saj e vendosin njeriun përpara pushtetit. Ajo ecën përpara kur njerëzit e vendit besojnë se sakrifica e tyre bëhet për një të ardhme më të ndritshme, e jo për ambicie personale.

Pushteti është i përkohshëm, por vlerat janë të përjetshme.
Pozita ndryshon, por ndikimi i mirë betonohet në historinë e një kombi.
Ndaj le të mos merremi më me luftë për karrike.

Le të luftojmë për dije, për perspektivë, për drejtësi dhe për dinjitet. Le të ndërtojmë institucione që e nderojnë qytetarin dhe shërbejnë me transparencë. Le të punojmë me zemër, me përkushtim dhe me integritet – sepse e ardhmja u takon atyre që punojnë për të, jo atyre që zihen për ulësen e radhës.

Ndryshimi nuk është ëndërr; ndryshimi është përgjegjësi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Degës së PDK-së në Zvicër, Ragip Xhaka, nuk…