Lufta Rusi – Ukrainë, Merz: Të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë

16 maj 2025 | 15:36

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, ka bërë me dije që Evropa duhet të bëjë çdo përpjekje që ShBA-në ta ketë në anën e saj në përballje me Rusinë.

Në adresimin e tij në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet sot në Tiranë, Merz ka ftuar Evropën që të jenë në mbështetje të Ukrainës.

Sipas tij, në përballje me Rusinë amerikanët nuk mund të zëvendësohet me asgjë.

“Ju e dini që vendi im i është skajshmërisht mirënjohës për atë që SHBA ka bërë pas Luftës II Botërore. Duhet të bëjmë çdo përpjekje të mundshme që amerikanët t’i kemi në anën tonë. Nuk mund t’i zëvendësojmë kurrsesi. Sistemet tona politike, demokracitë tona, janë në rrezik”, ka thënë Merz.

Kancelari gjerman ka thënë se qeveria e tij do të jetë maksimalisht e angazhuar për të ndihmuar Evropën.

“E di që ka pasur kritikë për angazhimin gjerman, për pushtimin e Gjermanisë ndaj Evropës, institucioneve evropiane dhe Bashkimit Evropian. Unë i kam kërkuar qeverisë sime të jetë sa më shumë që të jetë e mundur e pranishme në nivel evropian, për të treguar që Gjermania është tërësisht e angazhuar për atë që është e domosdoshme në Evropë tashmë”, është shprehur Merz.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka cituar Kanunin para liderëve…