Lufta Rusi-Ukrainë, Sali Bislimi kërkon të përfundojë puna e Gjykatës Speciale

01 mars 2022 | 16:53

Drejtori i organizatës joqeveritare “Zëri Perëndimor i Kosovës”, Sali Bislimi, duke komentuar pushtimin e Ukrainës nga Rusia, ka thënë se Gjykata Speciale nuk ka më kredibilitet për t’i gjykuar drejtuesit e UÇK-së të cilët gjenden në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

Ai ka thënë se kjo gjykatë është themeluar me presionin e aleatëve serbë dhe rusë dhe si e tillë duhet të stopohet.

“Gjykata e Hagës s’ka kredibilitetin për t’i gjykuar dhe shantazhuar çlirimtarët që në momentet më të vështira të historisë së Kosovës u përballen me agresorin barbar serb dhe ruse . Kjo gjykatë e themeluar me presionin e aleatëve serbë dhe rusë duhet urgjentisht të stopohet dhe shkeljet eventuale që janë bërë të trajtohen nga gjykatat vendore! Krimi mbi Kosovën ishte serb dhe rus, tash duhet ta kuptoni më mirë se shqiptarët në histori kanë mbijetuar dhe janë masakruar nga fqinjët e vetë që kanë gjenezën ruse. Kosova urgjentisht në NATO dhe BE!”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit është futur në një seri fantastike të…