Lufta teknologjike: Shefi i “Huawei” kritika SHBA

20 shkurt 2019 | 11:43

“Shtetet e bashkuara, nuk na shtypin dot”, ka deklaruar themeluesi i gjigantit kinez të telekomit “Huawei”, Ren Zhengfei, i cili  ka dënuar përpjekjet e Amerikës për ta vendosur kompaninë e tij në liste të zë.

Zhengfei e ka përshkruar si të motivuar politikisht arrestimin e vajzës së tij, Weng Wanzhou, shefja e financave të firmës.

Wanzhou u ndalua muajin e kaluar në Kanada me kërkesë të Amerikës për shmangie te sanksioneve kundër Iranit.

“Bota nuk mund të jetojë pa ne, sepse jemi më të avancuar”, ka deklaruar Zhengfei në një intervistë për BBC. Muajin e kaluar, Departamenti amerikan i Drejtësisë ngriti disa akuza penale kundër “Huawei”-t të cilat përfshijnë mashtrimin bankar, pengimin e drejtësisë dhe vjedhje të teknologjisë nga kompania amerikane “T-Mobile”.

“Huawei”, një nga ofruesit më të mëdhenj të pajisjeve dhe shërbimeve të telekomunikimit në botë i ka mohuar të gjitha këto pretendime. Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë shprehur shqetësim se qeveria kineze mund ta përdorë teknologjinë e saj për t’i zgjeruar kapacitetet e spiunimit, edhe pse firma këmbëngul se nuk ka kontroll qeveritar./tch/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Shtetet e bashkuara, nuk na shtypin dot”, ka deklaruar themeluesi…