“Luftë” në Premier League për Karim Adeyemin
05 mars 2026
| 11:55
Karim Adeyemi ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Borussia Dortmundin dhe synon transferimin në Premier League.
Dy klubet më të interesuara janë Manchester United dhe Chelsea, të cilat po përgatisin oferta për sulmuesin gjerman.
Reprezentuesi gjerman po hyn në vitin e fundit të kontratës, përderisa Dortmund preferon ta shesë këtë verë për të mos e humbur falas.
Adeyemi shihet si përforcim i rëndësishëm për repartin ofensiv, falë shpejtësisë dhe aftësisë për të luajtur në të dy krahët e sulmit. Verës pritet një garë e fortë mes dy gjigantëve anglezë për transferimin e Adeyemit.



