Luftëtari i heshtur!

29 korrik 2021 | 22:11

Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shefqet Loshi, njeriu që la Zvicrën dhe rroku armën për çlirimin e Kosovës – sot po i kontribuon ekonomisë së vendit.

Familja Loshi është e njohur ndër breza për kontributin që i dha vendit tonë, mirëpo armiku serb e kishte synim ta zhdukte këtë familje patrotike shqiptare.

Luftëtarët e hershëm të asaj ane si Sadik, Kamer e Murat Loshi, nuk iu nënshtruan asnjëherë armikut, dhe këtë frymë e vazhdoi eshe ish-ushtari i orëve të para të lirisë, Shefqet Loshi. Ata u motivuan nga njeriu i lapsit nga kjo familje, Mujë Loshi.

I ardhur nga Zvicra dhe drejt në luftë, Loshi u bë ndër luftëtarët më të dalluar, ku bashkë me Bekim Berishën, Bedri Shalen e Bekim Shytin, armikut serb po u shkaktonin probleme të mëdha.

Shefqeti si trashëgimtar i familjes patriotike Loshi, vazhdoi luftën deri në përfundim, ndërsa dy bashkëluftëtarët të mëdhenj, Bekim Berisha -Abeja dhe Bedri Shala, u vranë.

Humbja e tyre e kishte goditur fort Loshin, por kurrsesi nuk e ndali luftën deri në fund.

Për kthimin e Shefqet Loshit nga Zvicra për të luftuar në Kosovë, kishte raportuar edhe televizioni zviceran, i cili portretoi shembullin e Loshit si heroik.

Pas luftës, Shefqet Loshi bashkë me Bekim Shytin nuk i harruan shokët e rënë. Ata vazhdimisht u bëjnë nderim dhe përkujtojnë dy bashkëluftetarët, Bekimin dhe Bedriun.

Pas përfundimit të luftës, Loshi e dinte se kontributin duhet ta vazhdonte duke ndihmuar zhvillimin. Ai fillou biznesin me një nga firmat e para në Kosovë, “Loshi Company”, e cila merret me ndërtimin e shtëpive, shtrimin e fasadave e çka jo tjetër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Partizani është dorëzuar pa kushte përballë Baselit, duke pësuar një…