
Lufti Haziri: Cilido që caktohet kryetar i LDK, merr përsipër detyrë të rëndë
14 mars 2021
| 10:08
Lidhja Demokratike e Kosovës është mbledhur sot për ta zgjedhur kryetarin e ri, pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga kjo pozitë.
Lufti Haziri i cili është kandidat për ta marrë timonin e këtij subjekti politik, ka thënë se cilido që emërohet kryetar i LDK-së, do ta marrë përsipër një detyrë të rëndë.
“Të gjithë kandidatët janë kolegë të mirë dhe delegatët e kanë shumë të lehtë ta bëjnë përzgjedhjen e tyre – cilido që zgjidhet, do të punojmë bashkë”.
“Besoj se cilido që zgjidhet, ka me marrë një detyrë të rëndë, por përmes punës së përbashkët do të arrihet rikthimi i fuqishëm i LDK-së”, ka thënë Haziri.