Luftime të ashpra në Ukrainë, publikohen pamjet e shkatërrimit të një helikopteri rus

08 maj 2022 | 18:30

Si Rusia ashtu edhe pala ukrainase kanë konfirmuar se luftimet po zhvillohen në dhe rreth ishullit të gjarpërinjve. Të dyja palët pretendojnë se janë të suksesshme në luftime, shkruan agjencia kroate e lajmeve, Index.

Sergei Bratchuk, një zëdhënës i administratës ushtarake të rajonit të Odessa, tha sot se forcat ukrainase goditën një helikopter rus mbrëmë. Ushtria ukrainase ka publikuar edhe një video ku, siç pretendojnë ata, shihet shpërthimi i helikopterit në momentin kur ushtarët po zbrisnin prej tij.

VIDEO KËTU

Bratchuk njoftoi gjithashtu se forcat ukrainase shkatërruan një anije të vogël zbarkuese ruse me një kapacitet prej 80 deri në 100 personash dhe dy varka patrullimi të shpejta të klasit Raptor. Sipas informacioneve paraprake, Bratchuk tha se rreth 40 ushtarë rusë u vranë.

Ministria ruse e Mbrojtjes sot, natyrisht, dha një version krejtësisht të ndryshëm të ngjarjeve. Sipas palës ruse, mbrëmë dy bombardues të tjerë ukrainas Su-24 dhe një helikopter luftarak Mi-24 janë rrëzuar mbi ishullin e gjarpërinjve.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i fortë ka shkundur sërish shtetin helen. Mediat…