Lugina e Preshevës duhet të jetë temë në dialogun për marrëveshjen përmbyllëse Kosovë-Serbi

11 tetor 2020 | 11:19

Qytetarët e Luginës së Preshevës po kërkojnë që çështja e tyre të përfshihet në marrëveshjen përfundimtare mes Kosovës e Serbisë, gjë të cilën e kanë shprehur përmes kërkesave, platformave dhe deklaratave të tyre politike ndër vite.

“Përfshirja e Luginës së Preshevës në marrëveshjen përfundimtare është garanci për paqe”, ka thënë për Telegrafin kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafa, i cili ka folur edhe për marrëveshjen e arritura së fundmi mes Kosovës e Shqipërisë.

“Pas mungesës së çështjes së Luginës së Preshevës në Rambuje, në Vjenë dhe në dialogun « teknik » të Brukselit, nuk ka dyshim se Lugina duhet të jetë temë e trajtuar në dialogun për marrëveshjen e mundshme përmbyllëse midis Kosovës dhe Serbisë, në përputhje me vullnetin politik të shprehur nga shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe me kërkesat e të zgjedhurve të tyre të shprehura në platformat e deklaratat e tyre politike, që nga Referendumi i vitit 1992 e deri në Deklaratën Politike të vitit 2018”, ka thënë  Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Themelore në Pejë ka propozuar masën e arrestit shtëpiak…