‘Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi, e jo në mënyrë parciale’

12 shtator 2018 | 14:36

Një delegacion i Alternativës, në përbërje të Mimoza Kusari-Lilës, Ilir Dedës, dhe Alfred Halilit, kanë qëndruar sot në Bujanoc.

Përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, Ilir Deda ka bërë me dije se në takimin që kanë pasur me kryetarin e Bujanocit, Shaip Kamberi, nënkryetaren e Partisë së Veprimit Demokratik, Ardita Sinani, dhe deputetin e Kuvendit të Serbisë, Fatmir Hasani, përkrahën qëndrimin që Lugina e Preshevës të trajtohet si tërësi dhe jo në mënyrë parciale.

“U zotuam që do ta shtyjmë përpara parimin e reciprocitetit dhe që në kuadër të këtij parimi çështja e komunave Bujanoc, Medvegjë dhe Preshevë të jetë pjesë integrale e bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe u dakorduam që të intensifikojmë komunikimin mes nesh”, ka treguar deputeti Ilir Deda.

Gjithashtu Deda ka bërë me dije se janë takuar edhe me kryetarin e Kuvendit Komunal nga Lëvizja e Progresit Demokratik, Adnan Salihu.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Kombëtares së Gjermanisë, Ilkay Gundogan e ka refuzuar…