Luhatet tregu i shitjes së tabletëve

06 shkurt 2020 | 12:09

Tregu i tabletëve vazhdon të humbasë terren, pasi viti 2019 rezultoi me dërgesa në rënie prej 1,5 për qind duke ngelur në kuotën e 144 milionë njësive.

Të dhënat paraprake të analistëve nxjerrin në pah performancën e mirë të kompanisë “Apple” që ka dyfishuar shitjet.

Vitin e kaluar kompania e “Cupertinos” tregtoi 49,9 milionë “iPads”, një rritje prej 15,2%.

“Apple” konfirmoi vendin e parë duke mbajtur mbi një të tretën e tregut botëror me 34,6%.

Në vendin e dytë renditet “Samsung”-u, që në vitin 2019 arriti të shiste 21,7 milionë tablete, i barabartë me 7,2% të tregut, ndërsa i treti është gjiganti kinez “Huawei”, me shitje prej 14,1 milionë njësish.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur keqardhje për fatkeqësinë…