
Luis Diaz pranon transferimin te Bayerni
Sulmuesi anësor i Liverpoolit, Luis Diaz, thuhet se ka pranuar kalimin e tij në Bundesligë te gjiganti gjerman, Bayern Munchen. Sipas gazetarit Christian Falk, Diaz ka shprehur dëshirën e tij për t’u bashkuar me Bayern Munich, duke i dhënë klubit gjerman një shtysë të madhe në ndjekjen e tij.
Bayerni tani është i bindur se do të përparojë në negociata me klubin anglez, pasi ka marrë dritën jeshile nga ana e lojtarit kolumbian. Gjigantët e Bundesligës po përgatisin një ofertë me vlerë deri në 60 milionë euro plus bonuse të lidhura me performancën.
Ndërsa Liverpooli ende nuk ka marrë një ofertë zyrtare, klubi është në dijeni të interesit të Bayernit dhe do ta vlerësojë propozimin sapo të mbërrijë zyrtarisht. Për lojtarin e interesuar ishte edhe Barcelona, por gjiganti katalanas si duket ka kthyer sytë te ndonjë objektiv tjetër këtë verë.