Luis Enrique flet pas skandalit që e krijoi mbrëmë duke e sumuar fizikisht Joao Pedron

14 korrik 2025 | 11:03

Pas finales së Botërorit të Klubeve, të cilën e humbi Paris Saint-Germaini nga Chelsea me rezultat 0:3, trajneri Luis Enrique ka dashur të sqarojë për atë që ndodhi pas lojës, që kulmoi me një përleshje mes tifozëve dhe stafeve teknike.

Spanjolli, i përfshirë direkt në këtë zënkë, e kapi për qafe dhe ia dha një shpullë Joao Pedros.

Trajneri i PSG-së e ka shprehur pendimin e tij për veprimin aspak sportiv, ndërsa e tha versionin e tij.

“Mendoj se ishte një situatë që ka mundur të evitohej nga të gjitha palët. Kam intervenuar për t’i ndarë lojtarët, duke u munduar që ta evitoja tensionin që të eskalonte”, deklaroi Luis Enrique në konferencë për shtyp.

Ish-selektori i Spanjës dhe ish-trajneri i Barcelonës ka nënvizuar se presioni i lojës dhe frustrimi për rezultatin negativ e kanë krijuar një klimë të pakëndshme tek ekipi francez.

“Kishte presion kudo. Kur e humb një finale në këtë mënyrë, mund të ndodh, por duhet ta evitojmë përsëritjen e këtij rasti”, shtoi ai.

Luis Enrique është i vetëdijshëm se mund të dënohet për këtë veprim të tij.

“E kuptoj që ka imazhe të forta. Nëse do të sanksionohem, do t’i marr përgjegjësitë e mia”, përfundoi ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Ilir Deda ka reaguar pas deklaratës së presidentes Vjosa…