Luis Enrique me fjalë të mëdha për Ousmane Dembelen: Ai është Topi i Artë për mua

01 qershor 2025 | 14:38

Paris Saint-Germain fitoi mbrëmë në finale ndaj Interit – madje me një rezultat të thellë prej 5-0 – duke fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në histori.

Madje, Parisi u bë klubi i parë francez që e fitoi Tripletën e famshme, pasi më parë e kishin siguruar edhe ligën, por edhe Kupën e Francës.

Një nga lojtarët kyç të skuadrës ishte edhe Ousmane Dembele, i cili e udhëhoqi skuadrën drejt këtyre sukseseve të mëdha.

Kështu tha edhe trajneri i PSG-së, Luis Enrique.

Ai tha fjalët më të mira për të, duke thënë se Ousmane Dembele është Topi i Artë për të, për këtë vit.

“Do t’ia jepja Topin e Artë zotëri Ousmane Dembeles. Mënyra se si ai u mbrojt sot… Vetëm kjo mund të ketë vlerën e Topit të Artë. Kjo është se si e udhëheq një ekip. Gola, tituj, lidership, duke u mbrojtur, si po bënte presion. Ousmane është Topi i Artë për mua. Pa asnjë dyshim madje”, tha Enrique.

Dembele këtë sezon ka shënuar 33 gola dhe ka dhuruar 15 asistime në 49 ndeshje të zhvilluara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Franco Foda ka thënë se qëllimi i këtyre miqësoreve është…