Luka Modrić nënshkruan me Milanin

10 korrik 2025 | 09:48

Ndeshja e mbrëmshme kundër Paris Saint-Germainit ishte e fundit për Luka Modricin në fanellën e Real Madridit.

Legjenda kroate i dha fund eksperiencës së lavdishme me “Los Blancos”, me të cilët fitoi gjithçka që është e mundshme pasi u transferua nga Tottenhami më shumë se një dekadë më parë.

E tash, pas eliminimit të “Mbretërve” nga Botërori i Klubeve, përfaqësuesi kroat u bë lojtar i lirë dhe menjëherë u bë me klub të ri, ashtu siç pritej.

Gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transfereve, Fabrizio Romano raporton se 39 vjeçari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me “Rossoneri”, e vlefshme deri në qershor të vitit 2026.

Gjithçka, është përmendur opsioni i vazhdimit për një vit tjetër, varësisht prej paraqitjeve dhe prej formës fizike të lojtarit, duke e pasur parasysh moshën e tij.

Modric do t’i bashkohet ekipit të ri pas pushimeve, në muajin gusht pas largimit nga Real Madridi si futbollisti më i trofeshëm atje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vjedhje në zhveshtore të “Five Star” në Hotel Grand –…