Lukashenko kërkon armatim nga Rusia: Po mbrojmë kufijtë, thotë

17 shtator 2020 | 08:39

 

Ministri i Mbrojtjes i Bjellorusisë dhe ai i Rusisë biseduan se sot në kryeqytetin Minsk rreth përgatitjeve të stërvitjeve ushtarake ‘Vëllazëria Sllave 2020”.

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandar Lukashenko, deklaroi sot se ka kërkuar nga presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, që ta furnizojë Bjellorusinë me armatim.

Ai këtë e tha gjatë bisedës së tij me ministrin rus të mbrojtjes Sergei Sojgu, duke thënë se nga Putini ka kërkuar disa lloje të reja armatimi.

Nuk është saktësuar se cilat lloje të armatimit të ri i kishte kërkuar dhe as se nga kush po kërcënohet. “Ne mund ta mbajmë nën kontroll situatën jo vetëm në kufirin tonë, por edhe përgjatë kufijve tanë” ka thënë Lukashenko.

Që prej zgjedhjeve të 9 gushtit të cilat u vlerësuan të manipuluara nga bashkësia ndërkombëtare dhe vetë bjellorusët që nuk i kanë ndaluar protestat që prej atëherë, përkundër dhunës brutale të përdorë nga regjimi i Lukashenkos.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muajin e kaluar, në mungesë kuorumi, nuk kishte kaluar Projektligji…