Lul Malsori dhe Qëndrim Osmanaj me biçikleta arrijnë nga Lozana në Krushë të Madhe 

10 shtator 2025 | 11:38

Në fshatin Krushë e Madhe, dje u mirëpritën dy të rinj të guximshëm që përshkuan një rrugë të gjatë dhe sfiduese me biçikleta nga Zvicra deri në Kosovë.

May be an image of 2 people and bicycle

Lul Malsori, i cili jeton në Lozanë të Zvicrës, së bashku me shokun e tij Qëndrim Osmanaj nga Istogu, kanë përfunduar udhëtimin e tyre epik që filloi më 31 gusht 2025. Rruga e tyre përshkoi disa shtete evropiane, për të mbërritur në vendlindje, pas nëntë ditësh udhëtimi të pandalshëm me biçikleta – një rrugëtim jo vetëm fizik, por edhe shpirtëror.

Ky akt i jashtëzakonshëm nuk është vetëm një dëshmi e qëndrueshmërisë dhe përkushtimit personal, por edhe një mesazh i fuqishëm për dashurinë ndaj atdheut dhe ruajtjen e lidhjeve me rrënjët.

Banorët e Krushës së Madhe i pritën me ngrohtësi dhe krenari, duke i përshëndetur me duartrokitje për këtë arritje të veçantë. Luli dhe Qëndrimi kanë dëshmuar se kur ekziston vullneti dhe synimi i qartë, asgjë nuk është e pamundur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy transferime të bujshme nga Juventusi këtë verë janë Jonathan…