
Lul Raka tregon se kur do të mund të vijnë bashkatdhetarët në Kosovë
A do të mund të udhëtojnë për në Kosovë këtë verë bashkatdhetarët tanë, pas pandemisë Covid-19, është një nga pyetjet që po e bëjmë të gjithë në këto ditë.
Emisioni “Rrëfim Suksesi” ka realizuar një storie, në të cilën flasin për këtë temë ekspertë shëndetësorë, ekonomikë dhe vetë bashkatdhetarët.
Mikrobiologu Lul Raka, ka thënë se bashkatdhetarët shumë shpejt do të mund të udhëtojnë për tek familjet e tyre në Kosovë.
Madje, siç ka shkruar “Reporteri.net”, ai është shprehur i lumtur për një gjë të tillë, pasi sipas tij kjo do të ndihmojë familjet e tyre në Kosovë si në aspektin psikologjik, ashtu siç edhe në aspektin financiar.
“Unë besoj se shumë shpejtë bashkatdhetarët do të jenë në gjendje të udhëtojnë, dhe ardhja e tyre gjithsesi do të jetë një faktor ndihmues edhe psikologjik edhe financiar. Prandaj ju dëshirojë mirëseardhje dhe urojë që sa më shpejtë të krijohen rrethanat që të vijnë të sigurt dhe të kënaqen me familjaret e tyre në Kosovë”, ka thënë Raka.
Megjithatë, duke mos caktuar një datë se kur parasheh të ndodhin këto lëvizje, Raka ka shpjeguar faktorët që varen për një gjë të tillë.
“Kjo varet prej disa faktorëve. Në radhë të parë faktori i parë është situata epidemiologjike në vendin ku jetojnë. Donë të thotë se si do të jetë evoluimi i situatës së shëndetit publik. Shumë shtete në Evropë kanë bërë lehtësim të masave, edhe në këtë kontekst ka qenë edhe hapja e kufijve, sidomos me vendet që kanë pasqyrë të përafërt me situatën epidemiologjike në Kosovë”.
“Këtu duhet pasur parasysh disa dallime që i kanë shtetet e ndryshme të Evropës, pasi shpesh nuk përdorin qasje të njëjtë në diagnozë. Prandaj disa shtete të Evropës situata është e ndryshme ta zëmë Suedia, disa të tjera kanë bërë kufizime afatgjate deri në fillim të shtatorit, me sa e di unë”, ka thënë Raka.