
Luljeta Veselaj-Gutaj, drejtoresha e Arsimit, asambleistja më e votuar në Prizren!
19 tetor 2025
| 18:11
Luljeta Veselaj Gutaj nga PDK-ja, është asambleistja më e votuar në Prizren. Veselaj Gutaj është ish-deputete e Kuvendit të Kosovës, kurse aktualisht drejton Drejtorinë e Arsimit në Komunën e Prizrenit.
Me punë, përkushtim dhe rezultate konkrete, ajo mori vlerësimin dhe besimin e qytetarëve me gjithsej 784 vota.