Luljeta Veselaj – Gutaj emërohet drejtoreshë e Arsimit në Prizren
06 janar 2026
| 13:00
Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka njoftuar se sot ka filluar me emërimet për qeverisjen lokale, duke filluar me kabinetin e tij, me të cilin do të vazhdojë punën edhe në këtë mandat, me të njëjtin përkushtim dhe përgjegjësi.
Po ashtu, janë emëruar edhe dy drejtorë: Drejtor i Shërbimeve Publike është emëruar Islam Ukaj, ndërsa Drejtoreshë e Arsimit dhe Shkencës, Luljeta Veselaj – Gutaj.
“Në ditët në vijim do të vazhdojmë me kompletimin e ekzekutivit përmes emërimeve të tjera. Me përkushtimin tashmë të dëshmuar, do ta vazhdojmë edhe mandatin e dytë të qeverisjes lokale në Komunën e Prizrenit, në shërbim të interesit publik dhe për mirëqenien e qytetarëve”, ka njoftuar Totaj.



