Lulzim Gacaferi i jep mbështetjen Jetmir Tofajt

05 gusht 2025 | 11:59

Aktivisti i njohur i Lëvizjes Vetëvendosje, Lulzim Gacaferi, ka shprehur publikisht mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar komune, Jetmir Tofaj.

Në një deklaratë të shpërndarë në rrjetet sociale, Gacaferi e cilësoi Tofajn si “Zërin e shpresës, të forcës dhe të ndryshimit”, duke theksuar se koha e pritjes ka përfunduar dhe se ka ardhur momenti për veprim konkret dhe ndryshim të vërtetë.

“Jetmir Tofaj nuk është thjesht një kandidat për kryetar – ai është përfaqësuesi i vlerave tona të përbashkëta: drejtësi, ndershmëri dhe vizion për një komunë që punon për njerëzit,” tha Gacaferi. Ai shtoi se me Vetëvendosjen dhe me Jetmir Tofajn në krye, qytetarët mund të presin një qeverisje ndryshe, me fokus te zhvillimi gjithëpërfshirës dhe transparenca institucionale.

Statusi i plotë:

Jetmir Tofaj Zëri i Shpresës, i forcës dhe i ndryshimit!

Koha e pritjes ka përfunduar. Koha për veprim ka ardhur.

Jetmir Tofaj nuk është thjesht kandidat për kryetar ai është përfaqësuesi i vlerave, i drejtësisë dhe i vizionit që bashkon qytetarët rreth një qëllimi të përbashkët, një komunë që punon për njerëzit!

Me Vetëvendosjen dhe Jetmirin në krye, ne nuk premtojmë të zakonshmen, ne garantojmë ndryshim të vërtetë, qeverisje të ndershme dhe zhvillim gjithëpërfshirës.

🤝 Ta mbështesim Jetmir Tofajn,

🔥 Ta sjellim Vetëvendosjen në drejtimin e komunës,

✅ Sepse është koha e popullit, dhe detyra jonë është ta bëjmë realitet!

LG

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Newcastle Unitedi ka rritur ofertën për sulmuesin Benjamin Sesko pasi…