Lulzim Gacaferi i VV-së mohon kalimin e Besart Tofajt në LDK: LDK nuk ka marrë asnjë anëtar nga Vetëvendosje

02 gusht 2025 | 16:03

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Junik, Lulzim Gacaferi, ka reaguar publikisht përmes një postimi në Facebook ndaj lajmit për kalime të mundshme të anëtarëve të kësaj force politike drejt subjekteve të tjera.

Në mesazhin e tij drejtuar qytetarëve të Junikut dhe në veçanti mërgatës, Gacaferi ka theksuar se Vetëvendosje në këtë komunë është më e bashkuar, më e organizuar dhe më e konsoliduar se kurrë më parë.

“Ne jemi të organizuar në të gjitha nivelet dhe po punojmë me vendosmëri për të sjellë një qeverisje dinjitoze, transparente dhe në shërbim të çdo qytetari të komunës sonë,” shkruan Gacaferi.

Ai i ka quajtur të pavërteta lajmet që sugjerojnë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka tërhequr ndonjë anëtar nga Vetëvendosje në Junik. Sipas tij, nuk ka pasur asnjë largim nga struktura e kësaj lëvizjeje në këtë komunë.

“Për hir të së vërtetës dhe për informimin tuaj të saktë, LDK nuk ka arritur të marrë asnjë anëtar nga radhët e Vetëvendosjes në Junik. Qëndrimi ynë është i qartë, i palëkundur dhe i orientuar drejt zhvillimit dhe mirëqenies së qytetarëve tanë,” ka deklaruar ai.

Kjo deklaratë vjen pasi  se mbrëmë kryetari i degës së LDK-së në Junik, Ruzhdi Shehu njoftoj per kalimin e Besart Tofajt në LDK, kandidat nga VV për kryetar në zgjedhjet e fundit në Junik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka thënë…