
Lulzim Peci: Loja që u zhvillua në KQZ po vazhdon në Kuvendin e Kosovës
Lulzim Peci nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave (KIPRED) në Prishtinë, shkroi në “Facebook” se edhe nëse Nenad Rashiq zgjidhet nënkryetar, “ka shumë gjasa që Gjykata Kushtetuese të konstatojë se Kuvendi sot nuk është konstituar ligjërisht”.
Sipas tij, loja që u zhvillua në KQZ, kur u votua të mos certifikohet Lista Serbe për zgjedhjet lokale, po vazhdon në Kuvendin e Kosovës, “dhe kjo, për mobilizimin e militantëve në prag të zgjedhjeve lokale”.
“Mbi të gjitha, patriotizmi — pa të cilin kjo fjalë, që tashmë “shitet lirë”, nuk ka kuptim — është, para së gjithash, respektimi i ligjeve dhe i Kushtetutës së vendit; gjithçka tjetër është vetëm populizëm i lodhur. Kjo vlen për të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës, veçanërisht për kryetarin e sapozgjedhur, Basha”.