Lulzim Tafa shpallet fitues i Çmimit Ndërkombëtar “Mihai Eminescu” në Rumani

19 shtator 2018 | 14:36

Poeti i njohur kosovar, Lulzim Tafa, është shpallur fitues i sivjetmë i Çmimit të parë për letërsi, në Festivalin më të madh ndërkombëtar të poezisë “Mihai Eminescu” që po mbahet në Rumani, ka bërë të ditur juria e Festivalit.

Ky çmim poetit Tafa iu nda për librin e tij të dytë të botuar në gjuhën rumune, i cili libër është shpallur edhe libri më i mirë i autorëve të huaj që janë botuar gjatë vitit, në gjuhën rumune.

Në fjalën e jurisë për ndarjen e Çmimit, ndër të tjera thuhet se Tafa është njëri ndër poetët e rëndësishëm postmodernistë të Evopës, një poet i madh i një vendi të vogël.

Merret vesh se reagimi i poetëve nga Serbia ka qenë tejet i ashpër dhe se ata kishin paralajmëruar edhe largim nga Festivali.

“Pavarësisht se Tafa është një poet i mirë, Kosova nuk është shtet dhe ka qenë dashur të prezantohet si poet nga Serbia e jo nga Kosova”, mësohet të kenë deklaruar pjesëmarrësit nga Serbia.

Pavarësisht se Rumania ende nuk e ka njohur shtetësinë e Kosovës, Lulzim Tafa, ishte i vetmi pjesëmarrës i ftuar nga Kosova, derisa Serbia është përfaqësuar me pesë poetët më të mirë të saj.

Shtypi serb ka më tepër se dy muaj që kishte nisur një fushatë kundër pjesëmarrjes së Kosovës në këtë festival të rëndësishëm të letrërsisë. Shkrimtari dhe akademiku serb Adam Pusuljeviç, pjesëmarrjen e Lulzim Tafës sipoet nga Kosova e jo nga Serbia e ka quajtur befasuese, “ky është një makth dhe një dramë njerëzore, këtë nuk e prisja nga Rumania, që është atdheu im i dytë”, kishte deklaruar Pusuljevic.

Çmimi “Mihai Eminescu” laureat i të cilit për vitin 2018 u shpall Lulzim Tafa, është çmimi më i madh që ndan Rumania në fushën e letrësisë. Në konkurrencë për këtë çmim ishin poetët më të njohur të mbi dyzet shteteve të botës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të…