Lulzim Tafa zgjedhet anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve

12 janar 2018 | 12:21

Poeti i njohur kosovar, profesori dhe Rektori i Kolegjit AAB, Prof.dr. Lulzim Tafa është zgjedhur anëtar i rregullt i Akademisë Evropiane të Shkencave dhe Arteve.

Këtë vendim Akademia e mori në mbledhjen e fundit të Komitetit të Nominimit.

Lulzim Tafa është njëri ndër poetët tanë më të njohur dhe më të përkthyer, po ashtu është shpërblyer me shumë    çmime ndërkombëtare të fushës së letërisë dhe është përfshirë në disa antologji të letërsisë botërore.

Akademia Evropiane e Shkencave dhe Arteve tubon rreth vetes personalitete të shquara të shkencës dhe artit në mesin e tëcilëve edhe shumë nobelistë.

Lulzim Tafa nga sot është anëtar i rregullt i kësaj Akademie, ka njoftuar kjo EASA./Insajderi.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëse do i’u lejohej që të hanit vetëm një lloj…