Lumbardhi del nga shtrati, shembet shëtitorja në Pejë

21 nëntor 2022 | 08:19

Reshjet e shiut që po vazhdojnë të bien tash e tri ditë në Kosovë, por gjatë së dielës kanë shkaktuar vërshime në disa komuna.

Pasoja pati edhe në qytetin e Pejës. Lumbardhi atje doli nga shtrati dhe vërshimet u përhapën në qytet dhe filloi shembja e trotuareve.

Në disa fotografi që janë publikuar në rrjete sociale shihet se shembja e shëtitores pranë Lumbardhit ka vazhduar.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nga njerëzit më të pasur në planet, Bill Gates,…