
Lumbardhi i jep përkrahje të jashtëzakonshme Ramosajt
06 tetor 2025
| 11:31
Kryetari aktual i Deçanit, kandidat edhe për një mandat të ri, Bashkim Ramosaj, ka mbajtur mbrëmë takim me banorët e Lumbardhit.
Ramosaj ka thënë se po shihet entuziazëm, e vullnet i jashtëzakonshëm në përkrahje të AAK-së, programit, listës dhe kandidaturës së tij për një mandat të ri.
“Entuziazëm, e vullnet i jashtëzakonshëm në përkrahje të Aleancës, programit tonë, listës tonë dhe të kandidaturës sonë! Kënaqësi e veçantë të jem sonte në mesin e banorëve të Lumbardhit dhe kandidatit tonë për Asamble Komunale, Besnik Lekaj. Faleminderit për mbështetjen dhe besimin e madh, Lumbardh! Më 12 tetor, do të jetë ditë që festojmë fitoren tonë të madhe!”, ka shkruar Ramosaj në “Facebook”.