Lumir Abdixhiku jep dorëheqje zyrtarisht në Kuvendin e LDK-së

31 dhjetor 2025 | 15:06

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka vendosur të japë dorëheqje pas rezultatit të dobët në zgjedhjet parlamentare të 28 dhjetorit. Kështu është bërë e ditur nga burime të mirëinformuara brenda LDK-së.

Sipas këtyre burimeve, Kuvendi i LDK-së pritet të mbahet javën e dytë të janarit, ku edhe do të parashtrohet zyrtarisht dorëheqja e Abdixhikut.

LDK në këto zgjedhje ka shënuar rënie të ndjeshme, me rreth 52 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e kaluara, duke humbur pesë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Toni Kroos ka përmendur Marokun si një befasi të mundshme…