
Lumir Abdixhiku në Podujevë: Llapi i zjarrtë, e kanë mashtruar për 5 vjet, por nuk falë
23 shtator 2025
| 22:41
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka qenë në tubimin në Podujevë, të kandidatit të kësaj partie për kryetar të kësaj komune, Ekrem Hyseni.
Ai ka thënë se Llapi ishte i flaktë dhe se e kanë mashtruar atë për 5 vjet por ai nuk falë.
“Doku ynë po vjen”, ka shkruar ai.
Postimi i tij i plotë:
Llapi flakë. Llapi i zjarrtë.
E kanë mashtruar Llapin për pesë vjet; Llapi nuk falë!
Doku ynë po vjen.
Podujeva nuk meriton propagandë. Podujeva nuk meriton fjalë. Podujeva nuk meriton mashtrime. Podujeva meriton punë. Podujeva meriton zhvillim. Podujeva meriton respekt. Podujeva meriton dinjitet.