Lumir Abdixhiku: Nga një fitues te tjetri – LDK shpall Besnik Osmanin kandidat për Fushë Kosovë

08 korrik 2025 | 21:31

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpallur kandidaturën e Besnik Osmanit për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës, duke falënderuar Burim Berishën për udhëheqjen 25-vjeçare dhe kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin e komunës, raporton GazetaBlic.

Abdixhiku theksoi se LDK po kalon me dinjitet nga një epokë suksesi në një kapitull të ri me shpresë, duke vazhduar traditën e lidershipit të matur dhe vizionar në këtë komunë.

Postimi i plotë:

Nga një fitues tek tjetri.

Nga Burim Berisha tek Besnik Osmani.

Ka një emocion të veçantë kur një epokë e gjatë e suksesshme mbyllet me dinjitet, dhe një kapitull i ri hapet me shpresë. Kështu ndodhi sot në Fushë Kosovë. Po e mbyllim një epokë të tërë me një ikonë fitoresh për LDK-në, Burim Berishiën, për të nisur një të re, me një profesionist të jashtëzakonshëm të Lidhjes Besnik Osmanin.

Me mirënjohje të thellë, falënderojmë Burim Berishën – njeriun që për 25 vjet,me 5 mandate si i zgjedhur, i dha kësaj komune një drejtim të qetë, vizionar e të përgjegjshëm. Nga një paralagje, qytezë fushash, ai transformoj Fushë Kosovën në qytetin me ritmin më të lartë zhvillimor në Kosovë. Prandaj Fushë Kosova sot është shtëpi e plot 70 mijë banorëve.

Ai nuk ndërtoi vetëm rrugë e shkolla – ai ndërtoi besim, respekt dhe kulturë të shërbimit publik. Sot, me aktin kalimit të stafetës tek fjenerata tjetër, Burimi dëshmoi edhe një herë madhështinë e karakterit të tij – duke dhënë shembullin më të mirë të lidershipit me maturi, pa zhurmë e me shumë përkushtim.

Por historia e mirë e LDK-së në Fushë Kosovë nuk përfundon këtu. Përkundrazi – vazhdon. Sot, me besim të plotë dhe krenari, shpallëm kandidaturën e Besnik Osmanit për Kryetar të Komunës. Ai është vazhdimësia jonë – një njeri i përkushtuar, i matur, me përvojë konkrete në qeverisje dhe vizion të qartë për të ardhmen.

LDK në Fushë Kosovë nuk është vetëm parti – është familje. Dhe kjo familje sot dha një dëshmi të rrallë bashkimi dhe kalimi të përgjegjësisë, nga një fitues – te një tjetër.

Faleminderit Burim. Suksese Besnik.

Le të fitojmë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot në një aksident derisa ishte në kryerje të detyrës…