Lumir Abdixhiku nga tubimi përmbyllës i kryeqytetit: Prishtina do të vazhdojë me LDK-në dhe Ramën

07 nëntor 2025 | 18:43

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku nga tubimi përmbyllës i kryeqytetit, në fjalimin e tij tha se të dielën, më 9 nëntor, Prishtina flet sërish për të vazhduar me LDK-në dhe Përparim Ramën.

Sipas tij, kur LDK-ja punon, qyteti ecë, zhvillohet dhe përparon.
“Të dielën, më 9 nëntor, Prishtina flet sërish. Dhe këtë herë, ajo flet me vendosmëri, me krenari, me vullnet të hekurt: Prishtina do të vazhdojë me LDK-në,  Prishtina do të vazhdojë me Përparim Ramën. Prishtina do të vazhdojë rrugën e punës, të dinjitetit dhe të qytetarisë”, deklaroi Abdixhiku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjimnastet nga Kosova marrin pjesë në turneun ndërkombëtare “Horizon Cup”…